Rreth Nesh 2018-12-12T13:58:33+00:00

Progress Trust shpk

Progress Trust është një sipërmarrje shqiptare e cila operon në fushën e prodhimeve ushqimore si bukë, biskota, çokollata, bakllava dhe produkte të tjera brumi. E themeluar për të sjell pranë konsumatorëve shqiptar produkte cilësore dhe të sigurta, branda një kohe të shkurtër jemi në çdo cep të Shqipërisë por jo vetëm, pasi eksportet tona shkojnë deri në Rumani, Bullgari, Greqi, Turqi, Irak dhe më gjerë.

Misioni jonë është të sjellim pranë konsumatorëve shqiptar shijen e vërtet të bakllavasë, çokollata cilësore, kruasant të shijshëm dhe shumë produkte të tjera të sigurta dhe me vlera të larta ushyese.

Fokusi jonë mbetet plotësimi i nevojave të klientëve me produkte cilësore, për këtë arsye jemi të angazhuar të bëjmë më të mirën bazuar në standartet europiane të cilësisë. Produktet e përdorura janë plotësishtë të kontrolluara dhe çertifikuara.

Me një staf profesionist dhe me eksperiencë, ne synojmë të jemi brandi numër një brenda pak viteve në sektorin tonë si dhe të zgjerojmë hartën e eksporteve në të gjitha vendet e Europës dhe më gjerë.

Gamës së produkteve tona i shtohen gjithmonë e më shumë marka të çertifikaura për cilësinë e shijes, sigurinë dhe vlerat ushqyese. Me kalimin e viteve, market tona do të jenë shoqëruese të momenteve të gëzuara të klientëve dhe do të jenë pjesë e pandarë e familjeve shqiptare.

Vetëm me një teknologji të lartë dhe staf të kualifikuar është e mundur arritja e këtij synimi, prandaj investimi jonë është i plotë dhe ambicioz.

Markat tona do të jenë pjesë e momenteve tuaja më të gëzuara, për të ndarë sëbashku shijen dhe pasionin për cilësinë!

Koha për një pushim!

Shijoni një kruasan nga Progress Trust dhe dita juaj do jetë më e bukur!